Aurela Hoxha duket e mahnitshme teksa vë në pah linjat trupore para pasqyrës

Modelja nga Shqipëria, Aurela Hoxha, përkundër se ka bërë tërheqje këto kohë nga fusha e modelizmit, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale.

Biondja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz në Instagram, ka marrë vëmendje me postimin e fundit.

E njëjta ka shpërndarë disa fotografi të reja, në të cilat ka theksuar linjat trupore në një palë bikini të veçanta.

Modelja e njohur shfaqet me një palë bikini të cilat duket se përfshihen tek punimet me dorë.

Aurela Hoxha (Foto: Instagram)

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e fansat.

Aurela përndryshe prej vitesh është zhvendosur në Barcelonë, gjersa vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë.