Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie, në lidhje me rekomandimet e ZRrE-së për ngritje të çmimeve të faturës.
Deputeti i LDK-së, Besian Kustafa ka thënë se mungesa e përgjegjësisë institucionale do të rëndojë kuletën e qytetarëve për 42 për qind.
“Çmimet e faturës do të ngritën duke i vështirësuar jetën qytetareve. Qeveria ka qenë e njoftuar qysh në pranverë për rritjen e çmimit të energjisë dhe hapat që do të duhej të ndërmerrnin për zbutjen e energjisë. Paaftësia e qeverisë i ka kushtuar qytetarit 20 milionë euro. 115 milionë euro deri më tash e në anën tjetër 200 milionë dollarë refuzoi qeveria për termocentralin me gaz”, ka thënë Mustafa.
“Shtrenjtimi i energjisë dëmton edhe prodhimin vendor. Mos veprimet e qeverise do të dëmtojë rëndë ekonominë, prodhimin vendor dhe vendet e punës. Kur secila familje të merr faturën 42 për qind më shtrenjte, e atëherë pse nuk u kontraktua energjia gjatë verës. Më e keqja se qeveria nuk ka zgjidhje. Cilat janë planet pas tejkalimit të krizës. Çka do të ndodhë gjatë pesë vjetëve të ardhshme. Qeveria nuk ka dhënë se ka ode për të zgjidhur këtë problem. LDK do të angazhohet që të rriten kapacitet prodhuese të energjisë dhe fatura të jetë e përballueshme për secilën familje në Kosovë”, ka thënë ai.
Tutje, Mustafa tha se ngritja e çmimeve të energjisë nuk është faji i ZRrE-së por fajtor e bën Qeverinë, për siç ka thënë ai për mosveprim karshi kësaj problematike.
“Rezolutat në kuvend janë të mirëseardhura. Këto janë detyra të qeverisë. Problemi primar e kësaj krizë me këto çmime nuk janë faj i ZRrE-së por nga mos veprimet e qeverisë”, ka thënë Mustafa në këtë konferencë.