“Gëzuar ditëlindjen për nënën më të mrekullueshme! @veraora ju jeni e bukur, ndihmuese, mbështetëse dhe e sjellshme…”, ka shkruar ndër të tjera artistja në instagram, ku ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.
Sot, Rita ndau në InstaStory një video të realizuar në kohën kur ajo ishte ende fëmijë.
“Gruaja që më bëri të mendoj se ajo çfarë unë bëj tani është një ëndërr e vërtetë dhe që një ditë do të bëhej realitet, faleminderit nënë. Qaj sa herë e shoh këtë (i referohet videos)”, ka shkruar Rita në Instastory.
Kujtojmë që, Vera Ora punon si psikiatre në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në MB). Vera vitin 2020 është thirrur për të punuar në vijën e parë të frontit gjatë shpërthimit të pandemisë koronavirus.