Përparim Rama njofton se ka nënshkruar një vendim për çështjen e qenve endacakë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e trajtimit të qenve endacakë.

Rama ka shkruar në Facebook se në trajtimin e qenve endacakë përfshihet zënia, kontrolli, ushqimi, vaksinimi, identifikimi, sterilizimi, hospitalizimi dhe lëshimi.

“Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë. Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin. Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20. Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj”, ka shkruar Rama.