“Nuk e kam ndërmend të bëhem pastruese”, Beatrix revoltohet me Ilirin

Vëllai i Madh ka dënuar banorët për shkak të mosmbajtes së higjienës në shtëpi.

Kjo ka ndezur debate të ashpra në shtëpi mes vajazve dhe djemve të cilët nuk kursyen tonet e ngritura e fjalët e rënda ndaj njëri-tjetrit.

Fillimisht Einxhel dhe Donaldit i doli situata nga kontrolli duke u dëgjuar britmat e tyre, më pas Iliri filloi debatin me vajzat të cilat i cilësoi shumë pasive.

Por vajzat nuk i përtuan replikat ndaj Ilirit, ku Beatrix u shpreh se nuk e ka ndërmend të bëhet pastruese.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që djemtë dhe vajzat debatojnë për punët e shtëpisë.