Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim që t’i caktojë masën e paraburgimit prej 1 muaji, 20-vjeçarit nga Prizreni, Qëndrim Krasniqi, i cili u kap me drogë para dy ditësh.
Policia të riut ia gjeti pesë foli alumini me substanca narkotike të llojit marihuanë dhe një telefon mobil.
Pas arrestimit, ai vendosi që të jetë bashkëpunues me zyrtarët policorë, duke u treguar vullnetarisht se ka ende doza të drogës në shtëpinë e tij.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shtatë foli të tjera alumini të mbushura me marihuanë.