Dafina Zeqiri përmbylli një vit jashtëzakonisht të suksesshëm, por duket se puna për të ka filluar që në javët e para të 2022.
Këngëtarja e njohur tashmë ka paralajmëruar se është në përgatitje të projekteve të reja muzikore, teksa po shijon suksesin e këngës “Më fal” që para pak ditësh e solli në bashkëpunim me Majk.
Ndërkohë, këngëtarja gjithashtu një pjesë të mirë të kohës së saj ia kushton edhe linjave trupore për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.
Këtë ditë vikendi (e shtunë), këngëtarja ia ka dedikuar ushtrimeve fizike, ndërkaq shfaqi format joshëse në veshje sportive e që dukej më në formë se kurrë më parë.
Ndërsa, kujtojmë që në vitin që lanë pas Dafina publikoi albumin “Dafinë Moj” që u prit mirë nga fansat e saj, por lansoi edhe disa projekte tjera muzikore që u kthyen në hite.
Këngëtarja po ashtu mbetet e angazhuar me koncerte e mbrëmjet të shumta muzikore, ndërsa prej vitesh po shijon romancën me DJ Geek.