Refuzoi pjesëmarrjen në seancë, PDK i vjen “goditja” nga analisti nga Amerika

Analisti Binak Maxharraj ka reaguar ndaj PDK-së për seancën e jashtëzakonshme nga Qeveria për të diskutuar për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Ai ka thënë se PDK po mban qëndrim pro serb, përcjell Bota sot.

Maxharraj ka thënë se një sjellje e tillë është tmerruese, përjashtuese dhe e pakuptueshme që të mos marrë pjesë në këtë seancë.

Shkrimi i tij i plotë:

Qëndrimi pro-serb i PDK-së për referendumin e Serbisë

PDK është ngjizë që shumë kohë me Lista Srpska sepse së bashku me Vuçiqin edhe vetë Hashim Thaçi është pjesëmarrë në themelimin e saj. PDK që për të gjitha vitet sa ishte në pushtet nuk e bëri asnjë hap pa Listën Srpsa, ajo ishte vazhdimisht pjesëmarrëse në qeverinë e PDK.

PDK nuk reagoi asnjëherë kur kryetari i saj PDK Hashim Thaçi vraponte me Vuçiqin në pazaret për ndarjen e Kosovës, bile edhe lobonte në botë që të arrihet kjo. PDK sikur ishte pajtuar që Kosova të ndahej me Serbinë sepse në asnjë çast nuk reagoi publikisht rreth qendrimit të shefit të saj, ashtu siç veproi edhe me humbjen e Çakorrit prej 8200 hektarëve çfarë e cenoi sovranitetin e Kosovës.

PDK ishte edhe strumbullar për themelimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin njëetnik me kompetenca ekzekutive. Pra,me fjalë tjera PDK nuk mund të ekzistonte e as të qeveriste pa Lista Srpska e cila ishte në shërbim të Serbisë e jo të Kosovës. Është e pakuptueshme mishërimi kaq i madh i PDK me Lista Srpska. Kjo u pa ashiqare në të gjitha variantet e qeverisë së PDK, se ajo pa Lista Srpska nuk mundet.

Por, praptësinë më të madhe PDK dhe animin e saj pro serb e bëri të ditur sot kur refuzoi të marrë pjesë sot në seancën e Parlamentit ku do të diskutohet dhe aprovohet Rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb të paligjeshëm edhe në Kosovë, sepse ashiqare shihet se a e pranon PDK Kosovën si shtet të pavarur apo jo ku nuk mund një shtet tjetër të përzihet në punët e brendshme të Kosovës aq më pak me ndonjë referendum.

Sjellja e këtillë e PDK është tmerruese, është përjashtuese, e pakuptueshme që të mos e kundërshtojë mbajten e referendunmit serb në Kosovë, duke e formalizuar me një Rezolutë të Parlamentit e për ta bërë këtë ajo duhet të jetë pjesëmarrëse në seancën e parlamentit dhe të jetë aktive në këtë drejtim. Apo ndoshta PDK ka inate tjera kundër LVV dhe Kurtit në pushtet.

Sjelljet e saj në këtë drejtim janë ashiqare pasiqë ajo e ka bërë bërllog me qeverisjen e saj disa vjeçare me hajni, plaçkitje e korrupsion dhe tash në këtë mënyrë mundohet t’i vë ndërskamca qeverisë Kurti II, duke e harruar se interesi i shtetit është mbi PDK është mbi LVV dhe ato duhet bashkarisht te mbrohen.