Abdixhiku: Referendumi i Serbisë përveç antikushtetues është në kundërshtim me parimet bazike të demokracisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës se tema që i ka sjellë sot në mbledhje nuk ka kuptim të trajtohet gjatë.

Ai madje tha se nuk ka nevoje për trajtim parlamentar.

“Tema në pakuptimin e vet që na është sjellur këtu nuk ka nevojë për trajtim të shumtë, madje nuk mendojmë se ka nevojë për trajtim parlamentar. Për ne, mbajtja e referendumit kushtetues të një shteti tjetër është e mbyllur para se të nis. Përveç jo-kushtetutese dhe jashtë normave aktuale e ligjore të vendit tonë. Është praktikë e paparanushshme ndërkombëtare dhe praktikë në kundërshtim me parimet bazike të demokracisë”, theksoi Abdixhiku.

Abdixhiku tha se nuk ka kuptim të mbahet seanca e jashtëzakonshe në lidhje me këtë temë.