“Jemi në luftë, do të më nxjerrë nga shtëpia por…”/ Zgjedhja e Monikës habit të gjithë

Mekanizmi i zinxhirit që e nisi e para Arjola Demiri ka çuar në nominim për këtë javë tre banorë të rinj të Big Brother VIP.

Aktorja nisi e para dhe zgjodhi të shpëtonte Monika Lubonjën dhe kjo e fundit shpëtoi Ilir Shaqirin. Kjo gjë që solli edhe komentin e banorëve dhe opinionistëve më pas që e panë këtë si një lëvizje të Monika Lubonjës për t’i treguar balerinit se “është me të dhe jo me Donaldin”.

Egzona, Xheisara dhe Tani përfunduan në fund të zinxhirit ndërsa Arjola Demiri preferoi të mos shfrytëzonte të drejtën e vetos, pra nuk ndërroi asnjërin prej tyre me një banor tjetër për ta çuar në nominim.

“Unë i besoj Monikës tek Iliri muajt e para. Tani e shoh që Iliri do të më nxjerri nga shtëpia por nuk ka për të më nxjerrë. Sigurisht që e dua ta kem akoma rival deri në natën finale”,
Donaldi: Thjesht Monika ka dashur t’i mbyllë gojën Ilirit

Einxhel: Edhe unë ashtu mendoj, thjesht ka dashur t’i thotë “po tani ça do thuash”.

Monika: Jemi në luftë të ftohtë. Një ditë ne do përballemi të gjithë me njëri tjetrin.

Donaldi: Mua nuk më ngelet qejfi që Monika zgjodhi Ilirin.

Balina Bodinaku: I ktheu borxhin për t’i thënë Ilirit që unë kam qenë e vërtetë në atë që kam thënë

Arbana Osmani: Domethene presioni i Ilirit ka funksionuar ë?

Balina Bodinaku: Po, Monika e ka të rëndësishme ta ketë mirë me të gjitha palët.

Arbër Hajdari: Kanë kuptuar që marrëdhënia e tyre ka shkuar pak larg e i kanë futur një marsh prapa nga krahu i Monikës që e kishte në dorë se ishte më përpara për ta zgjedhur.