Gjërat po bëhen edhe më toksike mes motrave Spears.
Britney Spears mohoi se i kishte mbajtur ndonjëherë një thikë kundwr motrës së saj më të vogël, Jamie Lynn Spears, pasi ajo bëri akuzën në një intervistë televizive ndërsa publikonte librin e saj të ardhshëm.
“Unë kurrë nuk kam qenë rreth jush me thikë ose do të mendoja ndonjëherë të bëja një gjë të tillë !!!”, tha Britney në një deklaratë të postuar në Twitter të premten (14 janar).
Britney më pas i tha Jamie Lynn, 30 vjeç, që të ndalonte së thëni “gënjeshtra të çmendura” vetëm për të shitur librin e saj “Things I Should Have Said”.
“Tani dhe vetëm tani e di që vetëm një llum do të sajonte gjëra të tilla për dikë…. Unë në fakt jam shumë e hutuar që e shpik atë sepse sinqerisht kjo nuk je ti”, tha tutje këngëtarja.