Dje në Prishtinë në Sheshin ‘Skënderbeu’ janë arrestuar dy shtetas kroatë dhe një kosovar, pasi të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete.
Konflikti kishte filluar në një kafiteri në kryeqytetet ku të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.