Dua Lipa shihet në Londër pas ndarjes nga Anwar Hadid

Dua Lipa dukej tipike elegante në një ansambël tërësisht të zi, teksa doli pranë shtëpisë së saj në Londër të premten me shoqen e saj, modelen Sarah Lysander.

Besohet se Sarah dhe i dashuri i saj Bashir Arab Sanchez janë zhvendosur në shtëpinë e Duas për të jetuar me të pas ‘ndarjes’ nga Anwar Hadid, shkruan DailyMail.

Dua u pa e veshur me një rollkë të zezë dhe pantallona të së njëjtës ngjyrë, poshtë një xhakete me varëse zinxhirësh argjendi.

Ajo i la flokët e saj të zeza të lirshme dhe dukej se kishte vënë pak makijazh, ndërsa për aksesorë kishte vënë një palë vathë argjendi në formë të rrathëve.

Lipa kishte me vete një çantë me printime interesante, të cilën e mbante me vete.

Image

Dua Lipa

FOTO GALERI

Sarah dhe i dashuri i saj Bashir u panë duke mbërritur në shtëpi tek Dua me qenin e tyre pas një udhëtimi këtë javë, pasi Sarah mund të shihej duke shkarkuar valixhet nga vetura e tyre.

Sarah është shoqja më e mirë e Duas dhe shihet shpesh me të në rrjetet e saj sociale.

Në fillim të kësaj jave, ylli i muzikës pop publikoi disa fotografi ku mund të shihej duke ngrënë picë, ndërsa ishte jashtë me shoqen e saj Sarah, gjithashtu 26-vjeçare.

Dua shkroi në mbishkrimin e fotografive “kjo është amore (dashuri)” bashkëngjitur me disa emoji të picës dhe zemra të kuqe.

Në këtë dalje, Dua kishte veshur një xhaketë të thurur jeshile me një jakë.

Xhaketa kishte njolla blu të lehta dhe të bardha në të, dhe ajo mbante një çantë të përshtatshme mbi supe.

Këngëtarja e hitit “New Rules” i kishte lënë flokët e saj të errëta në një pjesë anësore.

Për aksesorë, kishte vendosur rrathë argjendi të përmasave mesatare, të cilat i përshtateshin fytyrës së saj të grimuar në mënyrë të përsosur.

Sarah gjithashtu dukej e lezetshme e veshur me një xhaketë sportive të zezë dhe një bluzë të bardhë poshtë.

Flokët e saj ishin ndarë nga mesi dhe ishin stiluar në dy gërsheta në të dyja anët e kokës.

Modelja e kthyer në sipërmarrëse kishte vënë një palë vathë të vegjël argjendi.

Lipa, e cila aktualisht ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, ka pak kohë që është ndarë nga i dashuri i saj prej dy vitesh, Anwar Hadid, 22 vjeç.

“Çifti hodhi idenë për t’i vënë frena romancës së tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të mbash lidhje po rezulton shumë e vështirë”, thanë burime pranë tyre për tabloidin britanik The Sun.

Ata nuk ishin fotografuar së bashku për gjashtë muaj, vuri në dukje gazeta, pasi Dua udhëtonte mes Londrës dhe Los Angeles për të incizuar këngët e reja të albumit të saj, ndërsa Anwar qëndronte në New York me qenin e tyre Dexter.

Dhe në fund çifti vendosi t’i jepte fund gjërave për një kohë të pacaktuar.

Image