Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se ka pritur në takim nënkryetaren e parë të Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakun, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Abelard Tahiri.
Sipas Nurës ky takim u zhvillua për të diskutuar rreth bashkëpunimit mes dy komunave, nëpërmjet projekteve që do të realizohen gjatë mandateve të tyre, në shumë fusha në të mirë të qytetarëve.