Në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke marrë trajtim spitalor 60 pacientë nga COVID-19.
Prej tyre, 30 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-COVID.
Me oksigjenoterapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive një pacient.
Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 12 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-COVID.