Qeveria e Kosovës në mbledhjen e ditës së djeshme vendosi që t’i paguajë specializantët shëndetësorë deri në muajin gusht të këtij viti. Janë mbi 2 milionë euro që janë ndarë nga buxheti i Kosovës për këtë shkak, mirëpo Këshilli i Specializantëve nuk e ka mirëpritur aspak mirë…
Përgjatë vitit mbajtën greva e protesta, me qëllimin e vetëm që t’ju plotësohet një kërkesë me katër pika, ndër to që specializantëve t’ju ofrohet një pagë e rregullt. Mirëpo përkundër gjitha përpjekjeve, pasoi ky vendim i përsëritur i qeverisë që të vazhdohet veç me subvencione.
Përfaqësuesi i Këshillit të Specializantëve të Kosovës, Arianit Zajmi në një deklaratë a thënë se ky veprim i qeverisë ka qenë i pritur, mirëpo jo ajo çka kishin kërkuar me muaj e vite
Tutje ai ka treguar se sot veç kanë përsëritur kërkesën për takim tek ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ndonëse një i tillë nuk kishte ndodhur përkundër premtimit të tij.
Madje ai thotë se nëse edhe thirren në takim dhe nuk ka diçka konkrete, do të organizojnë protesta.
Kujtojmë që kërkesat e specializantëve të Kosovës janë si në vijim:
-Ndryshimi i statusit të specializantëve me vetëfinancim/subvencione
– Kërkojmë që ky grup i margjinalizuar i specializantëve të kenë statusin e specializantit të rregullt.
-Rregullimi i bazës ligjore për pagesën e kujdestarive për të gjithë specializantët, jo vetëm në njësitë COVID-19 por edhe në klinikat përkatëse
– Të rregullohet me bazë ligjore pagesa e më shumë se dy kujdestarive potenciale duke përfshirë edhe kujdestaritë e vikendit.
-Hartimi i ligjit për paga
-Kërkojmë nga akteret relevantë që gjatë hartimit të ligjit për paga të gjithë specializantët të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme. Ne vazhdojmë të insistojmë që koeficienti i pagës për specializantë duhet të jetë vlerësues dhe meritor.
-Ndryshimi dhe përmirësimi i Udhëzimit Administrativ 05/2017
– Kërkojmë që udhëzimi adminsitrativ për specializantë të ndryshohet dhe të përshtatet sipas nevojave dhe kërkesave të institucioneve shëndetësore dhe specializantëve.