Oriola kujdeset që të marrë gjithë vëmendjen me setin e ri fotografik

Oriola Marashi është kujdesur edhe një herë që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo.

Modelja shqiptare që po ndërton famë ndërkombëtare ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin ka treguar edhe një herë hiret e saj.

Ajo ka pozuar para fokusit të fotografit Juxhin Kurti, e veshur me fustan të zi, i cili në pjesë të caktuara është i tejdukshëm.

(Foto: Instagram/oriolamarashi/Juxhin Kurti)

Duke treguar figurën mahnitëse trupore, Oriola nuk ka hezituar të vë në plan të parë edhe pjesën e pasme të fizikut mbresëlënës.

(Foto: Instagram/oriolamarashi/Juxhin Kurti)

Menjëherë pas publikimit, fotografitë kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

(Foto: Instagram/oriolamarashi/Juxhin Kurti)