Mërgimtarë të shumtë qëndruan në Kosovë për festat e fundvitit.
Pas disa javëve në Kosovë, të njëjtit morën rrugën për t’u kthyer në vende të ndryshme të Evropës
Por përpos kolonave të cilat kishin në pikat kufitare në dalje të Kosovës, të njëjtit me kolona tejet të gjata dhe të mundimshme u përballën në kufirin Serbi-Kroaci.
E në një video-incizim të publikuar së fundi shihet se një qytetar nga Komuna e Suharekës humbi durimin dhe theu rregullat duke dal me veturë anash shiritit.
I njëjti këtë e bëri për të tejkaluar kolonën, por që padyshim mund të rrezikonte edhe qytetarët e tjerë që po pushonin në këmbë në këtë anë.