Nuk ishtë afër prindërve në momentet e fundit të tyre, Veseli dikur: 12 vjet s’e kanë ditur ku jam

Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vdekur dje në moshën 93-vjeçare. Para gjashtë muajsh Veselit i kishte vdekur edhe babai Fazli Veseli.

Për shkak se Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, ai nuk pati mundësi që të ishte pranë në momentet e fundit të tyre.

Madje Veseli mungoi edhe në varrimin e tyre.

Më parë në një intervistë televizive, Veseli pati rrëfyer se si për 12 vjet prindërit e tij nuk e kanë ditur se ku është., Madje thoshte se mundësitë më të mëdha ishin që t’iu kthehej prindërve me arkivol.

“12 vjet nëna ime dhe babai im nuk e kanë ditur se ku jam, shumicën e rasteve. Për 12 vjet. Probabiliteti ka qenë më shumë me shku në sandak sesa me i shku qysh e patëm fatin me na sha gjithkush me qenë sot gjallë”, pati thënë ai në Klan Kosova.