Një 24 vjeçar shqiptar në Itali është gjetur i pajetë brenda makinës së tij të parkuar në San Donà di Piave.
Siç raportojnë mediat italiane ai jetonte në zonën e Pordenones dhe sipas hetimeve të para nga policia, vdekja mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë droge.
Do të jetë autopsia ajo e cila do të konfirmojë përfundimisht shkakun e vdekjes