Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë jetën si beqare.
Ajo pak javë më parë u njoftua se është ndarë nga partneri i saj, modeli amerikan, Anwar Hadid.
26-vjeçarja duket se po shijon pushimet dhe vetëm pak ditë më parë solli disa pamje nga ishujt St. Barts.
Krijuesja e hitit “Levitating” ka sjell disa imazhe provokuese e shtrirë teksa vë në pah linjat e mahnitshme e veshur në rozë.
“Çohu e shëndrit”, kanë qenë fjalët e yllit nga Kosova.
Fjalët e artistes vijnë pak javë pas ndarjes nga Hadid, me të cilin shijoi lidhjen prej më shumë se dy vitesh.
Ajo dhe modeli i njohur nisën romancën në qershor të vitit 2019, menjëherë pas ndarjes nga Isaac Carew.