Forca të shumta të policisë rrethojnë ndërtesën e PDK-së, vendosen autobot uji

Forca të shumta policie dhe autobot uji rreth godinës së PD-së.

Policia ka shtuar forcat e saj në perimetrin përreth godinës së Partisë Demokratike pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit ka shprehur vazhdimisht qëllimin për të marrë godinën sot bashkë me mbështetësit e tij duke e quajtur këtë “rikthim në shtëpi”.

ABC News raporton se në oborrin e godinës së Parlamentit, e cila ndodhet vetëm pak metra larg selisë së demokratëve janë vendosur forca të shumta policie, si edhe një autobot me ujë që përdoret për shpërndarjen e protestuesve.

Më herët, vetë demokratët kishin marrë masa duke vendosur altoparlantë të mëdhenj në tarracën e godinës, të cilët pritet të përdoren në rast të përshkallëzimit të situatës për t’u bërë thirrje mbështetësve të Berishës.

Krahas kësaj, oborri para selisë së PD-së është mbushur me makina me qëllim parandalimin e grumbullimeve pranë saj.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u fut në godinën e demokratëve sot në mëngjes ku pas pak pritet të fillojë edhe një mbledhje e Grupit Parlamentar teksa jashtë do të protestojë Berisha.