Kryetrari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Rama në emër të komunës së Prishtinës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të saj.
“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të familjes Veseli, në emër të Komunës së Prishtinës, për humbjen e njeriut të tyre të dashur, zonjës Ajshe Veseli”, ka shkruar Rama në një postim në “Facebook”.
Ajshe Veseli vdiq dje në moshën 93-vjeçare.