Edhe në 24 orët e fundit, Prishtina ka regjistruar më së shumti raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe kohore, 64 qytetarë nga kryeqyteti kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë pasuar nga Mitrovica, ku shifra e të prekurve nga ky virus të premten ishte 20.
Me rastet e fundit të infektimit, shifra e rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë ka arritur në 355.
Mitrovica që kishte më së shumti raste pas Prishtinës gjatë 24 orëve të fundit, në këtë listë është e renditur e treta me 67 raste aktive, pas Ferizajt që ka gjithsej 82 raste aktive me koronavirus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 144 raste pozitive me koronavirus.
Rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej tre mijë e 908 testime, derisa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
19 qytetarë kanë rezultuar të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158 mijë e 121.
Me këtë rast është rritur edhe numri i rasteve aktive, i cili ka kaluar në 997.