“Hajde se ta tregoj unë” Beatrix kapet me banoren e re

Në spektaklin e sotshem te “Big Brother VIP” u dha një klip për banorët e rinj dhe të vjetër, ku Beatrix iu kundërpërgjigj Xheisarës.

Në dhomën e rrëfimit, Trixa tha se ajo nuk mund te vije dhe t’i tregoj atyre nëse ka atmosferë apo jo, se aty realisht ka.

“Ti po don me na tregu a ka muzikë këtu a jo, hajde loçkë se ta tregojë unë”, ishin fjalët e Beatrix.

Moderatorja Arbana Osmani gjithashtu ka pyetur Egzonën sesi është pritur ajo nga pjesa tjetër e shtëpisë.

“Si je gjendur brenda shtëpisë,si ju pritën?”,e pyeti Arbana.

“Mirë,shumë më ndryshe sesa kam pritur por për tre ditët e para mirë,kisha pritur që do jenë më të afërt”,tha Egzona.

Me shtyrjen e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania”, shtëpisë i janë bashkuar mbrëmjen e djeshme plot pesë banorë të rinj.

Ata jane: Egzona Rafuna, Xheisara, Tan Brama, Arber Sulstarova, Elton Merja.