Një burrë dyshohet se vrau gruan e tij 48-vjeçare në Llaushë të Skenderajt

Një burrë dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, burrin e viktimës, 51-vjeçar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.