Në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’ u festua nata e ndërrimit të viteve. Banorët prej disa ditësh ishin përgatitur për t’i dhuruar publikut një spektakël të vërtetë.
Me këngë, kërcim, imitime dhe aktirim banorët argëtuan të gjithë shqiptarët. Banorët uruan njëzëri për vitin e ardhshëm dhe falenderuan publikun që i ka ndjekur dhe përkrahur.
Në fund ata nuk harruan edhe të përshëndesnin familjarët e tyre por urimet u shoqëruan dhe me lot për shkak të mungesës dhe mallit që ndjejnë.
