Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Suharekë-Prizren, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një person.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se një automjet në lëvizje ka goditur një këmbësor, i cili ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.
“Rreth ores 20:00 ne autostradë afer Suharekes, raportohet se eshte shkaktuar nje aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se nje automjet dhe nje person (kembesor) jane perfshir ne kete aksident. Njesitet kompetente kane dal ne vendin e ngjarjese per te kryer hetime dhe pas raportimeve do te njoftoheni per detajet”, ka thënë Hoxha.