Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 18:25 në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Klinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për lajmi.net se dy personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti, janë të gjinisë mashkullore.
“Të dy janë të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se për disa minuta Policia e Kosovës do të njoftojë opinionin për detaje të tjera rreth aksidentit.