Zëdhënësi i KEDS-it: Jemi në resurse të shtjerrura financiare

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se ka rënie të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Ai thotë se kjo rënie vjen edhe nga ulja e kërkesës për shkak të rritjes së temperaturave.

“Çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë. Ka rënë edhe kërkesa sepse sot temperaturat janë sot 7-8 gradë plus, ndërsa dje kanë qenë deri në 7-8 minus”, tha Buzhala.

Ai tutje tha se tanimë është formuar një Taskë Forcë dhe secili akter do ta jap kontributin e vet aty.

“Po flasim për një situatë të re ku secili anëtar i Task Forcës do ta jap kontributin e vet. Ne jemi në resurse të shtjerrura financiare.  Kemi tejkaluar çdo limit dhe presim që të kemi angazhim të fondeve shtesë”, ka thënë ai.