Krahas debateve dhe situatave tensionuese në spektaktlin e Big Brother VIP, sonte (e premte) kanë ndodhur edhe momente emocionuese, njëra nga to ishte takimi i aktores, Arjola Demiri me të bijën.
Aktorja e cila ka hyrë në shtëpinë e famshme që nga fillimi dhe sonte ka takuar për herë të parë njërën nga tre fëmijët e saj, vajzën Alesia.
Takimi i saj me të bijën pas gati tre muajsh u përcjell me shumë emocione dhe lot nga aktorja, të cilës iu mundësua të qëndrojë me të për disa minuta.
Përveç saj, edhe shumë nga banorët u përlotën nga ky moment i ndjeshëm dhe surpriza për aktoren e njohur nga Tropoja.
Ndryshe, sonte këngëtarja Big Mama vendosi të largohet nga shtëpia, pas një debati me Antonelën, ndërsa gjithashtu pritet eleminimi i një banori tjetër nga vota e publikut.
Kujtojmë që banorët janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.