Barcelona i vendos çmimin Puigit

Mesfushori spanjoll, Riqui Puig mund të largohet nga Barca nëse ata marrin një propozim ekonomik që përmbush pritshmëritë e klubit, raporton Fichajes.

Megjithëse Puig nuk hyn në atë seksion të largimeve të detyrueshme, ai nuk është një futbollist të cilit do ta mohojnë shitjen për sa kohë të marrin një propozim joshës.

Barcelona raportohet se do të merrte përsipër një oferte rreth 10 milionë euro.

Për Xavi Hernández, Puig përfaqëson atë profil lojtari që përmban shumë nga aftësitë që trajneri kërkon te një mesfushor, por në të njëjtën kohë me një nivel nën atë që dëshirohet për kërkesat e një klubi si Barca.

Blaugranasit po kërkojnë edhe largime të tjera të lojtarëve si Coutinho, Lenglet, Umtiti e Dest në mënyrë që të ngjallin ekonominë e klubit.