Ofendohen e më pas sulmohen dy policë në Shtërpcë

Dy persona janë arrestuar dje në Shtërpcë pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit në momentin e sulmit kanë qenë në gjendje të dehur,,

Paraprakisht, ata kanë ofenduar zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt.