Bashkatdhetarë të shumtë edhe për këto festa të fundvitit kanë marrë rrugën për në vendlindje. Por diasporës kosovare për të hyrë në Kosovë po i duhet të presin në pikat kufitare.
Në hyrjen e pikës kufitare në Jarinje qytetarët po presin deri në katër orë e kolonat janë bërë deri në 2 kilometra.
Ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë qytetarët po presin për të hyrë në Kosovë për më shumë se dy orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje të gjata ka edhe në Merdar e Muçibabë.