Donaldi dhe Beatrix janë dy banorët më të përfolur brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV-së.
Arjola është ajo e cila kohëve të fundit ka pasur debate të ashpra me Donaldin.
E gjithë kjo si pasojë e raportit të Donaldit me Beatrixin. Gjatë ditës Beatrixi i ka folur Donaldit për Arjolën.
Beatrixit i është fiksuar se Arjola po futet në lidhjet e të tjerëve.
Madje sipas saj ajo po flet aq shumë rreth lidhjes së tyre sa po harron që të gjitha xhirohen nga kamerat. Beatrix nuk po e kupton se kujt po dëshiron të i mbushë mendjen Arjola me idetë e saj.
Si duket këto reagime të Arjolës e kanë zgjuar Beatrixin dhe e kanë bërë më aktive.