Gjërat po bëhen serioze, Kim Kardashian dhe Pete Davidson drejt fejesës?

Kim siç duket po e harron krejtësisht reperin Kanye West.

Flavor Flav ka shumë për të thënë kur bëhet fjalë për lidhjen e Kim Kardashian dhe Pete Davidson, ku këmbëngul se mund të shkojë drejt një fejese.

“Pete ka personalitet, është gazmor dhe shumë karizmatik.

Çdo njeri dëshiron të qeshë. Nëse e bën një femër vazhdimisht për të qeshur, kjo është mënyra se si i vihet unaza në gisht. Ai e di se çfarë po bën.”

Edhe pse rreperi tregohet mjaft optimist për çiftin e ri, ai thekson se ata e dinë më mire dhe se askush më mirë se ata nuk mund të flasë për vizionet apo planet e tyre.

Ai ndihet mirënjohës që Kardashian dhe Davidson e kanë bërë pjesë të rrethit të tyre të ngushtë dhe është i lumtur që i dhanë mundësinë për t’u bërë i pari që publikon një foto të tyren me njeri tjetrin.

Flavor Flav kaloi kohë me çiftin një muaj më parë në ditëlindjen e 28-të të Pete së bashku me mamanë e Kim, Kris Jenner.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë çifti më i përfolur i momentit. Dyshja u afrua edhe më shumë me njeri-tjetrin pasi Kim prezantoi “SNL” më 9 tetor.

Çifti pati një sërë takimesh së bashku dhe e konfirmuan lidhjen e tyre në Palm Springs, California, ditën e ditëlindjes së Pete.