Vdes 25 vjeçarja nga Kosova në një aksident trafiku në Gjermani

Bëhet e ditur se një aksident trafiku ka marrë jetën e një vajze kosovare në Gjermani. 

Sipas raporteve të para nga policia gjermane, thuhet se ngjarja ka ndodhur në Leipzing, ku vetura në të cilën ishte A.T. (femër 25-vjeçare) kishte aksidentuar, duke humbur jetën.

Ndërkohë, edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për vdekjen e kosovares A.T nga Pobërgja, në një aksident trafiku në Leipzig të Gjermanisë.

Ramosaj shkruan se lajmin për ndarjen nga jeta të 25-vjeçares e ka pranuar me pikëllim të thellë, teksa ka ngushëlluar familjen dhe të gjithë qytetarët e Deçanit.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendëses tonë A.T nga Pobërgja, në moshën 25-vjeçare në një aksident trafiku në qytetin Leipzig të Gjermanisë.

Nga zemra u shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!.