Çdo gjë kthehet në këtë jetë, i gjithë publiku të do’, moderatorja shqiptare në krah të Borës ‘godet’ Beatrixin

I gjithë rrjeti shpërtheu pas raportit Donald dhe Beatrix.

Fillimi i lidhjes së re me Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, duke u quajtur tradhëti ndaj Borës, është drama më e komentuar pas asaj e alivanosjes së Fifit.

Lajme, thashetheme, ngjarje, mbështetje, akuza, çfarë nuk ka patur javën e fundit në mediat rozë. E deri natë e mbrëmshme nuk ka pasur asnjë reagim nga Bora e cila pati vendosur të qëndronte e heshtur.

Ajo mbrëmë ka kërkuar nga publiku që të ndalojnë të gjykojnë dhe kryqëzojnë, pasi sipas saj Donaldi është njeri si gjithë të tjerët edhe ai mund të gabojë.

Megjithatë, miqtë e saj po bëjnë disa reagime në rrjete sociale ku përveç Olsa Muhametit ka reaguar edhe moderatorja, Roza Lati.

Përmes një postimi në rrjete sociale, në Instagram ajo ka publikuar një fotografi të Bora Zemani e cila ka një numër komentesh gjithashtu edhe atë të Beatrix e cila shkruan se është tejet e lumtur për momentin romantik që ndodhi mes Borës dhe Donaldit të cilët shijuan edhe një puthje.

“Ky eshte nje fenomen qe ndodh rendom ne historine njerezore. Jo vetem ne Shqiperi. Fatkeqesia ketu eshte qe u be publike.
Dhe Bora Zemani eshte personazh publik. S’eshte as hera e pare as e fundit qe shohim e degjojme te tilla situata. Mos me thoni qe edhe juve nuk ju kane bere goditje te tilla..? Qe s’jeni tradhetuar nga ata qe ju deshen, ju perkrahen e ju duartrokiten…. Opinioni im eshte qe Karma EKZISTON. Dhe kthehet cdo gje ne kete jete. Lahet cdo gje ne kete jete. Bora e dashur mbaje koken lart. Dil bej qejf. Shijo karrieren se je vajze qe punon. Je tjeter nivel. Ke nje publik te tere qe te do. Te dua edhe une”, ka shkruar Roza.

 

Beatrix është duke u kryqëzuar nga publiku ku edhe po paragjykohet sikur ajo ka ‘rrëmbyer’ Donaldin nga Bora.