Përleshje me thikë në Prishtinë, plagoset një person

Sonte ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave me thikë pranë nënkalimit te Santea në Prishtinë.

Lajmin eka konfirmuar zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti.

Si pasojë e kësaj përleshjeje një person është plagosur me thikë gjatë përleshjes.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq dy të dyshuar janë arrestuar nga ana e policisë.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, (te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” ka thënë Ahmeti.