Ka ndërruar jetë 24 vjeçari i cili u plagos sonte në një prej poligoneve të shenjëtarisë së armës në Obiliq.
Kjo është konfirmuar nga mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla.
Ndryshe nga Policia e Kosovës pak më parë është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 ndërsa i plagosuri ishte nisur për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
I njëjti ka bërë të ditur se hetuesit policor veçse kanë filluar një hetim për sqarimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin.