Zjarr në spitalin për COVID-19 në Shqipëri, tymi mbulon zonën

Një zjarr ka rënë në katin e parë të spitalit Covid-3 në kryeqytet paraditen e sotme. Mësohet se zjarrfikësja e ka vënë nën kontroll situatën tashmë.
Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një rezistence për ngrohje në zyrat e administratës.Ora News mëson se bëhet fjalë për zyrën e një mjeku, jo për ambiente ku qëndrojnë pacientët.Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se zjarri ka rënë në një zonë që nuk ofrohet shërbim mjekësor.“Zjarri nuk ka rënë në zonën e pavionëve por në zonën e gjelbër. Në zonën ku janë shërbimet mbështetëse dhe nuk është e lidhur me tre pavionet covid 1 , 2 e 3” tha Manastirliu në një prononcim për median nga ambientet e spitalit covid 3 ku ka rënë zjarri.Ministrja garantoi e stafi dhe pacientët janë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.Po a përjashtohet pista e zjarrvënies së qëllimshme?“Ka disa pista që po hetohen. Po vlerësohen të gjitha” tha ministrja.