Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shprehur ngushellime për ata që humbën më të dashurit e tyre ne aksidentin në Bullgari.
“Në këtë ditë të rëndë bashkëndjej dhimbjen me të gjitha familjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Bullgari.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për bashkëkombësit tanë, derisa të mbijetuarve të kësaj tragjedie u dëshiroj shërim të shpejtë!“