Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka uruar mikun e tij, Përparim Ramën që mori udhëheqjen e kryeqytetit për katër vjetët e ardhshme.
Lahaj teksa i uron Ramës suksese në rrugëtimin e tij të ri i kërkon edhe të mos ndryshoj aspak nga tiparet që ka.
“I dashtun mik i shtrenjtë, përveç që të uroj shumë suksese ty dhe Prishtinës në rrugëtimin tuaj të ri, uroj përzemërsisht që të mos ndryshosh aspak nga ato tiparet e një njeriu të mrekullueshëm që të gjithë ne ti duam fort. Me këmbë të mbare mik” ka shkruar Lahaj.