Deri në muajin gusht bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës janë raportuar 19 raste të vrasjeve. Përderisa bazuar në Kodin Penal, 12 prej tyre Policia po i cilëson si vrasje e rëndë.
Përderisa në këtë statistika edhe dy vrasjet e fundit në Mitrovicë e Gjilan.Tutje në përgjigjen e Policisë thuhet se janë duke luajtur rol kyç për parandalimin dhe sensibilizimin e shoqërisë lidhur me pasojat.
“Në aspektin e parandalimit përveç Policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetdijësimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme në përgjithësi”.Përderisa sociologu Jeton Brajshori po e konsideron numrin e madh të vrasje si një shqetësim të madh.Sipas tij, publiku po i akcepton vrasjet si një gjë normale, e ku secili mund të marr ligjin në dorë si mungesë e përgjegjësisë institucionale.“Fatkeqësisht numri i rasteve të vrasjeve dita-ditës po shkon duke u rritur, dhe ajo se çfarë është edhe më e keqe se është bërë një lloj përditshmërie dhe publiku është duke e akceptuar si diçka normale, kjo është shumë e rrezikshme sepse në mungesë të reagimit institucional që t’i zbulojnë rastet, atëherë edhe publiku do i marr si diçka që është kthyer në normalitet e që në të ardhmen mund të vije tek një anarki totale e shoqërisë ku secili mund ta marr ligjin në dorë vet”, tha ai.Brajshori thotë se arsyet e vrasjeve janë nga më të ndryshmet e që duhet të trajtohen me urgjencë.“Vrasjet zakonisht ndodhin për disa arsye, nga problemet mendore e deri tek problemet e trashëguara, problemet e trashëgimisë familjare dhe fatkeqësisht në shumicën e rasteve ku janë të atakuara edhe vriten femrat janë probleme edhe nga martesa apo xhelozia e tepruar, dhe institucionet duhet t’i trajtojnë me urgjencë sa më të madhe”.Psikologu Petrit Thaçi në një intervistë për EO tha se rastet janë të lidhura me dozën e agresivitetit, por që kthehen pastaj në një formë që po shpie deri te natyra e krimit pastaj.“Përgjithësisht qenia e njerëzve është e lindur me një dozë agresiviteti, por në kuptimin e një energjie lëvizëse në shërbim të ekzistencës, dhe kur këto çështje që janë instiktive bien në ndesh me kufizimet e thella dhe pengesa të shumta shoqërore, sociale dhe ekonomike atëherë kjo shpërfaqet në formën e agresivitetit si dhunë dhe natyrën e krimit”.Tutje ai tha se krejt kjo dukuri është shqetësuese për vet faktin se po kthehet në një dukuri të perceptuar lehtësisht.“Është dukuri realisht shqetësuese, sepse ekziston rreziku që të kthehet si një dukuri e perceptuar lehtësisht dhe që nuk qon shumë peshë nëse nuk realizohet dhe veprohet në këtë mënyrë. Në një formë po ndikon jo vetëm tek ata persona që bëjnë vepra të tilla por në tërë strukturën kolektive që të rrënohet koncepti i një filozofie mbi një shoqëri me liri dhe paqe”.Thaçi theksoi poashtu se vrasjet e agresiviteti ka ekzistuar gjithmonë, por që jo në këtë mënyrë kaq të shprehur dhe që në këtë mes ka ndikuar edhe pandemia.“Vrasjet, dhuna e agresiviteti kanë ekzistuar gjithmonë, dhe deri sa të ketë qenie njerëzore është e natyrshme të ekzistojnë elemente të tilla, por që në këtë mes nëse shohim edhe pandeminë si një faktor që ka vënë në pikëpyetje shumë gjëra, mund të themi se kjo energji të jetë ndrydhur”.Policia bën të ditur se nga viti 2016 kanë ndodhur 154 vrasje, prej të cilave 79 janë cilësuar si vrasje të rënda, ndërkaq 75 si vrasje.