Sot në rrjetet sociale ka bërë bujë një imazh i Capital T bashkë me modelen shqiptare, Adrola Dushi.
Ishin fansat ata të cilët i shprehen urime për fejesë.
Pas komenteve të shumta, reperi vendosi që të reagoj duke iu qartësuar njëherë e mirë.
“Kur të fejohem në të vërtetë më bëni urime. Kjo fotografi u postua nga stafi im të cilët e menaxhojnë faqen time. Ju faleminderit”, shkroi këngëtari.
Ndryshe, projekti i fundit i reperit është “Valle”, e cila po pëlqehet mjaftë nga fansat.