S’ka të ndalur: Edhe autolarjet në Kosovë i rrisin çmimet

Përveç ngritjes së çmimeve të artikujve bazë nëpër dyqanet kosovare, edhe disa prej aktiviteteve tjera shërbyese kanë përcjellur këtë trend të rritjes.

Buletini Ekonomik mëson se gati të gjitha autolarjet në Prishtinë kanë rritur çmimet e tyre për larjen e automjeteve.

Kështu, nga 3 euro sa ka qenë më herët larja e një veture, tani është bërë fiks 4 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Ndryshe, edhe vitin e kaluar çmimet e autolarjeve kishin pësuar ngritje, nga 2 euro sa kishte qenë më 2019 në 3 euro. Autolarësit vjet e kishin arsyetuar ngritjen e çmimit me shpenzimet që ata kanë gjatë sezonës së dimrit, ku sipas tyre uji i nxehtë përdoret më shumë për larje.