Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 23 pacientë.
Aktualisht në Kosovë janë 510 raste aktive, ndërsa brenda 24 orëve janë vaksinuar 5 mijë e 560 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19.