Kinezët akuzohen për plagjiaturë/ Publikojnë film të ngjashëm si ‘Squid Game’

Së shpejti do të publikohet një shfaqje e quajtur ‘Game’s Victory’.

‘Youkum’, faqja kineze është akuzuar për plagjiaturë të filmit ‘Squid Game’ në Netflix.

Kjo platformë ka promovuar shfaqjen e re të titulluar ‘Squid’s Victory’, duke përdorur një poster që i ngjan shumë ikonografisë, duke përfshirë këtu edhe simbolet e rrethit rozë dhe trekëndëshit, të cilat janë përdorur edhe në filmin e Koresë së Jugut në Netflix.

Siç raportohet nga BBC, shfaqja ka futur edhe disa konkurrentë në ‘lojëra të fëmijëve’ që kujton pjesën kryesore të ‘Squid Game’.

 

Lojë kallamar fitore vs kallamar lojë

Squid Game , është filmi më i shikuar në Netflix dhe është bërë i njohur në Kinë pavarësisht se nuk është lëshuar zyrtarisht atje.

Shumë qytetarë e kanë parë shfaqjen përmes faqeve të paligjshme të transmetimit ose duke shkarkuar në iTorrent.

Fitorja e kallamarit