Pas arritjes së KFOR-it në veri, janë publikuar edhe momente nga lëvizja e barrikadave nga ana e protestuesve serbë, të cilët i kanë liruar një pjesë të rrugës pjesëtarëve të KFOR-it.
Për këtë ka folur edhe kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoevic, i cili ka thënë se kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.
“…ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka deklaruar Radojevic