Katër persona kanë humbur jetën në 24 orëshin e fundit si pasojë e virusit COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë konfirmuar edhe 45 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tani për tani janë gjithsej 2 mijë e 928 raste aktive me COVID-19.
Postimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.928